“Avengers: Endgame” rikthehet dhe pushton kinematë: Marvel po ndez sërish nostalgjinë
Shtatë vite pas premierës që ndryshoi historinë e kinemasë, “Avengers: Endgame” është rikthyer në ekranin e madh dhe ka marrë sërish kryesimin e box office-it. I titulluar “Avengers: Endgame Encore”, rikthimi i filmit ka sjellë rreth 86 milionë dollarë në arkëtime globale gjatë fundjavës së parë, duke e çuar totalin e filmit në rreth 2.885 miliardë dollarë. Por këtë […]
Dennis Haskins, ikona e “Saved by the Bell”, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare
Hollywood-i ka humbur një prej figurave më të njohura të televizionit amerikan. Aktori Dennis Haskins, i famshëm në mbarë botën për rolin e drejtorit Richard Belding në serialin kult të viteve ’90, “Saved by the Bell”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij, Jay Schachter. Haskins u bë pjesë […]
Kreshnik Spahiu ‘shpërthen’ ndaj burrave shqiptarë: “Injorantë, mediokër dhe vishen si arabë!”
Kreshnik Spahiu ka lëshuar deklarata të forta për burrat shqiptarë gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, duke kritikuar mënyrën e tyre të jetesës, paraqitjen dhe sjelljen në shoqëri. Gjatë bisedës, Spahiu foli edhe për ndryshimet që ka kaluar vetë në jetë dhe ndikimin që, sipas tij, pushteti mund të ketë te karakteri i një burri. […]
Stresi tërhiqet përkohësisht nga muzika: “Kam kaluar shumë gjëra, po marr pak kohë”
Stresi ka njoftuar në Instagram se do të shkëputet përkohësisht nga muzika dhe rrjetet sociale. Përmes një deklarate të publikuar më 28 shtator, reperi u ka bërë të ditur fansave se ka vendosur të marrë pak kohë për veten dhe për të nisur një kapitull të ri. Në mesazhin e tij, Stresi kujton uljet dhe […]
CURRENT RADIO SHOW
COMING NEXT
Programi “Radio Wave AI – Transformimi Digjital dhe Integrimi i Inteligjencës Artificiale” realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të Skemës Grant 2026, dhe zbatohet nga Agjencia Innovation4Albania.